Këngëtarja amerikane, Lana Del Rey, e cila për një kohë të shkurtër është bërë sensacion në internet, dhe për të cilën vazhdimisht flitet se ka bërë numër të madh të operacioneve plastike, ajo e pohon të kundërtën dhe thotë se nuk i ka operuar buzët.

“Këto janë buzët e mia natyrale! Ato në jetën reale ato nuk duken aspak aq të mëdha. Por që në spotin ‘Video Games’ i theksuan grimerët që të duken më të fryra”, tha Lana.

Më herët kishte deklaruar se asgjë në trupin e saj nuk është plastike dhe se është e shokuar se si janë vërsulur mbi të njerëzit që kur është bërë e famshme.

Përndryshe, Lana në fillim të vitit 2010 e publikoi albumin si Lizzy Grant, që është edhe emri i saj i vërtetë, por albumi kaloi i pavërejtur.

Ajo nuk hoqi dorë, por e ndryshoi rrënjësisht imazhin e saj, ndërsa me krijimin e saj “Video Games” që u editua në fund të verës së kaluar u bë sensacion në internet. Videon e saj deri më tani në “YouTube” e shikuan gati 30 milionë njerëz.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here