Pak ditë më parë është shkruar për një ngjarje goxha “të rëndë”, që ka cenuar këngëtaren e njohur kosovare, Adelina Ismajli. U tha se hitbërësja e “Tribalb” kishte vdekur.

Adelina paska vdekur, Adelina është ringjallur. Kështu shkruan një gazetë online”, është shprehur zëdhënësja e Adelinës, Rudina Idrizaj, duke shtruar pyetjen se çfarë meriton media që e ka publikuar këtë gënjeshtër.

Çfarë meriton kjo gazetë! Menduam dajakun, por s’kemi kohë. Menduam reagimin, nuk ia vlen. Menduam gjyqin, pasi është mirë të pasurohesh nga gënjeshtarët.

Dënimi që i pret është të paktën 500 mijë euro”, – ka saktësuar Idrizaj. Duket që Adelina, e cila së fundmi ka njoftuar se do të kryejë një sërë koncertesh edhe në Amerikë, është acaruar shumë me këtë lajm, pasi dihet që me emrin e saj gazetat shtojnë tirazhin e shitjeve dhe numrin e lexuesve.

Fansat janë trembur pa masë dhe kanë kërkuar me shpejtësi të informohen për shëndetin e këngëtares së tyre të preferuar, e cila është shëndoshë e mirë. (Bluetooth)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here