Këngëtarja Katy Perry dhe aktori i famshëm Orlando Bloom janë ndarë.
Një përfaqësues i çiftit e ka konfirmuar këtë lajm për revistën amerikane Us Weekly të martën, transmeton Klan Kosova.
“Para se thashethemet dhe lajmet e rrejshme të marrin dhenë, e konfirmojmë se Orlando dhe Katy kanë vendosur t’i japin lidhjes së tyre një distancë”.
Ky lajm vjen vetëm tri ditë pasi dyshja janë parë bashkë në ndejën e Akademisë së Filmit Oscar.
Nga fotografitë e çiftit, dukej se gjithçka po shkonte mirë mes tyre dhe të jepnin përshtypjen se dashuria e tyre po lulëzon.