Këngëtarja kundërtënëse, Lady GaGa, ka publikuar në profilin e saj në Twitter disa foto në të cilat paraqitet në maskën e një krijesë mitike, njëbrirësh, dhe vlerësoi tatuazhin e saj më të ri.

Performanca më e re e këngëtares është më e fundja në një seri të ndryshimeve në pamjen e saj. Këngëtarja 26-vjeçare në fotot shihet duke mbajtur mbi kokë bririn, njëbrirësh, dhe njërin prej tyre zemrën e fsheh me duart e saj.

Përveç këtyre fotove, këngëtarja adhuruesve të saj në Twitter u tregoi edhe tatuazhin e saj të fundit mbi dorën e saj të majtë.

“Tatuazh i ri, album i ri” këngëtarja ka komentuar poshtë fotografisë dhe adhuruesit e saj menjëherë kanë supozuar se tatuazhi, në fakt paraqet emrin e albumit të saj të ri.

Ajo më vonë sërish në Twitter ka postuar një mesazh duke konfirmuar se projekti i saj më i ri fillimisht do të quhet “ARTPOP”, por, i cili me kalimin e kohës mund të pësoj ndryshime.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here