Ylli i muzikës pop, Lady Gaga, ka shitur në SHBA më shumë se 20 milionë këngë përmes internetit dhe me këtë ka vendosur rekord të ri botëror, shkruan të premten Digital Spy.

Shoqata e shtëpive muzikore amerikane, e cila i ka dhënë mirënjohje Lady Gaga, ka marrë parasysh shitjen e këngëve “Just Dance”, “Poker Face”, “Paparazzi”, “LoveGame” dhe “Bad Romance”, por edhe singlat e ri “Born This Way”, “Telephone” dhe “Alejandro”.

Hiti i saj më i ri “Born This Way” është shitur në më shumë se 1 milion ekzemplarë në SHBA.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here