Lady Gaga ka zbuluar se ajo ka tatuazhe vetëm në anën e majtë të trupit të saj sepse babai e ndalon atë të vizatojë anën e djathtë.

Këngëtarja 24-vjeçare thekson se i ati kërkon që të paktën një anë e saj të mbesë “normale”.

Gaga ka tatuazhe në kofshën e majtë, në kyçin e dorës së majtë, në pjesën e majtë të kurrizit dhe në shpatullën e majtë.

“Babai do që pjesa e djathtë e trupit tim të jetë “e pastër”. E shikon atë si anën alla Marilyn Monroe ndërsa e majta është alla Iggy Pop”, u shpreh Lady Gaga për stafin e Google, në Kaliforni.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here