Këngëtarja Lady Gaga ka publikuar dje në profilin e saj në Facebook një foto, në të cilën është me legjendën e rokut, Alice Cooper, i cili filloi karrierën duke ua hequr kokën zogjve në skenë.

Lady Gaga që qëndron afër Alicet, i cili është në këmbë, është e lyer me ngjyrë të kuqe që të duket e përgjakshme. Alice duket sikur po e ngulfat atë, ndërsa poshtë fotos Gaga shkruan: “Kam vdekur dhe kam shkuar në ferr”, transmetojnë mediet amerikane.

Lady Gaga është fanse shumë e madhe e Alicet, saqë e ka lutur që të paraqitet në një nga koncertet e tij për të luajtur rol të vogël në skenë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here