Këngëtarja e famshme, Lady Gaga natën e ndërrimit të viteve ka qenë në sheshin “Times Square” në New York, ku mbi 1 milion njerëz ishin mbledhur për të pritur 2012-ën.

Këngëtarja shtypi butonin e topit me një diametër prej tre metra e gysmë, që simbolizonte hyrjen në vitin 2012-të.

Ajo filloi performancën e saj me këngën “Lover Heavy Metal”, duke vazhduar pastaj me hite si “Marry the Night’, “Born This Way” e të tjera. Turma në “Times Square’ kishte mundësinë të priste Vitin e Ri në një mot jashtëzakonisht të ngrohtë dhe me interpretimet e Lady Gagas dhe yllit të adoleshentëve, Justin Bieber.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here