GaGa thotë se ajo tymos marihuanë kur shkruan këngët e saj të reja.

Këngëtarja ekstravagante nuk dëshiron të maskojë mënyrën e saj të jetuarit ose sjelljet dhe të bëhet sikur nuk përdor droga, pasi atëherë ajo nuk do të ishte e vërtetë me veten.

“Ende pi shumë bar kur shkruaj muzikë. Andaj nuk do ta sheqerosi atë vetëm për 60 minuta dhe të bëhem sikur jam një qenie e kthjellët njerëzore, pasi nuk jam”, ka thënë këngëtarja.

Por Gaga, e cila fitoi tre shpërblime Grammy Awards gjatë të dielës mbrëma, nuk dëshiron që fansat e saj të rinj të eksperimentojnë me substanca ilegale.

“Nuk dua t’i inkurajoj fëmijët të përdorin drogat. Por kur më pyetët për sociologjinë e famës dhe çfarë bëjnë keq artistët – ajo çfarë bëjnë keq artistët është se ata gënjejnë. Dhe unë nuk gënjej. Unë nuk jam gënjeshtare”, ka thënë 24-vjeçarja.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here