Lady Gaga shkon opinionin me veprimet e saj Këngëtarja kontroverse Lady Gaga është mësuar që kohë pas kohe të shokoj opinionin me veprimet e saj të çmendura. Dhe këtë e ka bërë edhe këtë herë.

Në të vërtetë, ylli i muzikës dhe i fejuari i saj, aktori Taylor Kinny janë paraqitur në ballinën e revistës “V Magazine”, me çka kanë shokuar publikun.

Kjo nuk do të ishte diçka e pazakontë, po qe se ata fillimisht të mos kishin kryer marrëdhënie seksuale dhe më pas të fotografoheshin dhe këtë foto e kanë ndarë me të gjithë, transmeton “Zëri”.

Në këtë foto, Gaga dhe Taylor janë tërësisht të zhveshur dhe të përqafuar me njëri-tjetrin, derisa qëndrojnë të ulur mbi çarçafin e shtratit të tyre, ndërsa trupat e tyre janë të përlyer me ngjyra të ndryshme.

“Kemi bërë seks në çarçaf. Kemi bërë seks në mes të kaosit dhe terrorizmit. Shpresoj se këtë do ta shohin të gjithë dhe të rikujtojnë se më e rëndësishmja është ta duam njëri-tjetrin, pa frikë, me plot ngjyra, egërsisht dhe me emocione”, ka shkruar Gaga e cila si mysafire ka qenë e angazhuar për përgatitjen e këtij numri të kësaj reviste.

Vetëm disa ditë më parë, Gaga kishte deklaruar se me të dashurin e saj, bëjnë seks të çmendur dhe të egër dhe se këtë po e shijon në maksimum.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here