Lady Gaga ka postuar në faqen e saj të internetit LittleMonsters.com një foto nudo të sajën në një pishinë duke puthur të dashurin.

Këngëtarja 26-vjeçare shihet e përqafuar me të dashurin e saj Taylor Kinney, aktor në serialin e famshëm ‘Vampire Diaries’.

Fotoja ka bërë që shumë fansa të klikojnë faqen e internetit dhe duke shkaktuar bllokim të faqes për disa orë.

Lady Gaga dhe Taylor Kinney janë takuar në korrik të vitit 2011 dhe janë së bashku që nga ajo kohë.

Për ta është spekuluar shumë se janë ndarë disa herë, por burimet më të sigurta konfirmojnë se ata janë shkëputur vetëm për një periudhë të shkurtër në muajin maj, pasi

Lady Gaga ishte shumë e zënë me turin e saj botëror. Fotografia e postuar prej saj ka qenë simbolikë për festimin e 1-vjetorit të tyre. /LajmeShqip.com

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here