Këngëtarja Lady Gaga, e cila praktikisht publikon album pas albumi, single pas single, projekt pas projekti, ka njoftuar për një turne të ri për vitet 2012/2013.

Turneun e titulluar “The Born This Way Ball”, e ka paralajmëruar në profilin e saj në Twitter, ndërsa datat e sakta dhe vendet e planifikuara për të mbajtur koncertet do të publikohen në faqen e saj zyrtare të internetit gjatë kësaj jave.

Për paralajmërim e ka shfrytëzuar edhe posterin e ri, i cili tregon fytyrën e saj.

Bashkë me njoftimin në Twitter dhe më vonë në Facebook, ka pasur edhe një mesazh për “monstrumët e vegjël”. “Unë jam shumë e lumtur dhe e emocionuar. Ne po punojmë shumë për skenën dhe mezi pres që ju ta shihni. Ju dua.”

Të rikujtojmë që Lady Gaga kohët e fundit ka njoftuar për nisjen e rrjetit të saj social në të cilin të gjithë “monstrumët e vegjël” të saj do të jenë në gjendje të bëjnë profilin dhe pafundësisht të bisedojnë dhe të shpërndajnë përmbajtjet lidhur me muzikanten e tyre të preferuar dhe ikonën e stilit – Lady GaGa.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here