Këngëtari i njohur i R&B, Ne-Yo ka dhënë një intervistë rreth vështrimit të tij në industrinë muzikore, dhe tha se sipas tij nuk ka shumë ikona e aq më pak sipas tij ikonë mund të cilësohet Lady Gaga.

Ajo mund të jetë një yll i madhë i muzikës pop në botë, por Ne-Yo ka parashtruar pyetjen nëse ajo vërtetë do të ketë mundësi t’i mbijetojë kohës.

“Kush ka qenë ikona e fundit e vërteë e dalë nga industria e muzikës? Të gjithë mendonin se ajo mund të jetë Lady Gaga, por ku është ajo sot, çfarë po ndodhë me të?”, tha ai.

“Nuk dua të bëhem i vrazhdë pasi që ajo është jashtëzakonisht e talentuar, por artistët të cilët i mbijetojnë testit të kohës nuk ekzistojnë më”, përfundoi ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here