Është i ditur fakti se Lady Gaga ka gjetur mënyrën e tërheqjes së vëmendjes nëpërmjet veshjeve të përzgjedhura, që zbulojnë shumë nga trupi i saj, duke mos përjashtuar as pjesët intime.

Por, Gaga kthehet në lajm edhe atëherë kur mbulohet, nga koka deri tek këmbët.

Mediat botërore po komentojnë paraqitjen e këngëtares gjatë fundjavës, kur mori pjesë në shfaqjen e koleksioneve të reja të Philip Treacy, në London Fashion Week.

Këngëtarja 26 vjeçare kishte zgjedhur një veshje që mund të krahasohet me burka, që vishet nga femrat muslimane.

Përveç aspektit fetar, veshja e Gagas mund të ngjallë kundërthenie edhe në forma të tjera, pasi vetëm pak kohë më parë këngëtarja është akuzuar nga PETA për veshjet e saj të punuara nga lëkura e kafshëve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here