Këngëtarja amerikane Lady Gaga ka ndryshuar kohët e fundit mënyrën e jetesës. Jo vetëm që nuk është më në depresion, por as nuk pi dhe ka ndryshuar mënyrën e të ushqyerit.

Verë pi gjatë darkës vetëm për shkak se është e shëndetshme. Pas performancës në Amsterdam, këngëtarja mburrej se është e kënaqur me Taylor Kinneyn. Adhuruesve u tha se nuk është në depresion, siç ishte para se të binte në dashuri me aktorin 31-vjeçar.

Këngëtarja 26-vjeçare ka ndryshuar kohët e fundit mënyrën e jetesës. Jo vetëm që nuk është më në depresion, por as nuk pi dhe ka ndryshuar edhe mënyrën e të ushqyerit. Tani siç thotë, pinë verë të kuqe gjatë darkës vetëm për shkak se është e shëndetshme. Përveç verës pëlqen edhe uiskin, por tani pasi është në dietë, ajo duhej të hiqte dorë nga pija e saj e preferuar. Për një muaj planifikon të humbas deri në pesë kilogramë. Për të pasur sukses në këtë, nuk ha ushqime që përmbajnë gluten dhe grurë. Me Kinneyn, yllin e filmit serik “Vampire Diaries” është në romancë tashmë një vit dhe më në fund, ajo deklaroi se është e lumtur.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here