Lady GaGa shoferit të saj i dha disa pelena si dhurata për festat e fund vitit, raportojnë mediat amerikane. Këngëtarja ka mësuar se punonjësi i saj së shpejti do të bëhet një baba dhe donte atë që në mënyrë praktike ta përgëzoj, raporton “The Sun”.

“GaGa është shumë bujare kur ndan dhurata dhe gjithmonë është duke u përpjekur shumë për njerëzit që i donë. Sapo dëgjoi se shoferi do të bëhet baba ajo i dhuroi një dhuratë, sigurisht, ajo duhej të ishte diçka e pazakontë, ashtu siç është ajo” tha një burim.

Gjatë festave të Krishtlindjeve, GaGa do të shkëmbej dhurata me të dashurin e saj Kinney Taylor. Ai e ka në plan që pas ditës së Krishtlindjeve të fluturojë për në Nju Jork nga Pennsylvania, në mënyrë që të kaloj kohën me të dashurën e tij.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here