Lady GaGa ka qenë fituese e dy çmime ‘latine’ Lady GaGa ka qenë fituesja e ndarjes së çmimeve muzikore të Amerikës Latine, Los Premios MTV Awards, të enjten mbrëma në Los Angeles.

Ylli i muzikës pop GaGa fitoi dy çmime gjatë kësaj ceremonie të MTV-së të cilën menaxherët vendosën ta ndajnë në disa qytete si Bogota (Kolumbi), Buenos Aires (Argjentinë) dhe Mexico City (Meksikë), me performanca të ndryshme nga secili regjion.

Këngëtarja ishte fituesja më e vlersuar e natës, duke marrë çmimet për Artisti i Ri më i Mirë Ndërkombëtar dhe Këngën e Vitit për hitin e saj “Poker Face” .

Ndërsa këngëarja pop Paulina Rubio fitoi çmimin e Solistes më të Mirë, ndërsa çmimi i Artistit të Vitit shkoi në duart e dyshes nga Puerto Rico, Wisin dhe Yandel, të cilët fituan edhe çmimin Videoja më e Mirë për hitin “Abusadora”.

Gjatë ceremonisë u nderua edhe bendi legjendar meksikan i muzikës rok, Cafe Tacuba, me çmimin Legend Award.

2 KOMENTET

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here