Këngëtaren që po e pushton botën me muzikën e saj, Lady GaGa, do ta shohim edhe si aktore në filmin “Men in Black III”.

Në një intervistë për ElCorillo.com, aktori kryesor Will Smith ka thënë se në film do të jenë mysafirë shumë yje, mes tyre edhe Lady GaGa që ka një rol të vogël.

Këngëtarja tjetër, Nicole Scherzinger, do të ketë rol negativ në vazhdimin e tretë të njerëzve në të zeza.

Pjesë e filmit është padyshim Tommy Lee Jones, pastaj Jemaine Clement, Emma Thompson dhe Bill Hader.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here