Lady Gaga dhe Justin Bieber do të kenë role të vogla në vazhdimin e tretë të filmit “Men In Black”.

New Musical Express transmeton se regjisori Barry Sonnenfeld ka konfirmuar se dy këngëtarët do të paraqiten si jashtëtokësorë në këtë film.

Për Gagan është thënë edhe më herët që do të luajë, pasi Will Smith e kishte përmendur emrin e saj, ndërsa tani Sonnenfeld ka thënë se në film do të paraqiten edhe Justin Bieber dhe Tim Burton.

Nga emrat e njohur që kanë pasur role të vogla në të kaluarën në “Men In Black”, janë Danny DeVito, Sylvester Stallone, George Lucas, Steven Spielberg dhe Michael Jackson.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here