Superstari ka qene kohet e fundit ne hotelin luksoz Intercontinental te Londrës. Sipas personelit qe kishte shkuar te pastronte dhomën pasi ajo ishte larguar, mendohet se Lady Gaga praktikon rituale satanike.

Pasi kane gjetur një tub me lëng te purpurt dhe gjurme qe ngjanin me gjakun pothuajse ne te gjithë suitën, një pastruese ka treguar: “Lady Gaga kryente rituale satanike dhe bënte banje me gjak”.

Por kjo nuk është hera e pare qe personeli i hotelit del ne te tilla përfundime. Ne fakt këngëtarja kishte qene edhe me pare ne një nga suitat e këtij hoteli, gjate verës qe kaloi dhe ishin vërejtur te njëjtat shenja.

“Gaga ka lënë sasi te mëdha gjaku ne suite këtë vere. Incidenti është raportuar nga portieri, te cilit i ishte kërkuar te mos tregonte.

I gjithë personeli ishte i bindur se ajo bënte banje brenda ne gjak ose e përdorte atë për zakonet e habitshme për te krijuar kostume për skenat e çuditshme”- ka shpjeguar një burim për Sun-in.
Nëse stafi i hotelit mendon për ritualet satanike, te tjerë mendojnë se këto gjurme “gjaku” janë mbetjet e makijazhit qe ajo kishte përdorur ne skene.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here