Lady GaGaKëngetarja e talentuar e muzikës pop, Lady GaGa po kalon një nga momentet më të suksesshme të karrierës së saj.

Ajo ka pranuar të pozojë për revisten amerikane “V Magazine” në objektivin e fotografit Mario Testino ku shfaqet në një formë të shkelqyer. Diva e re e muzikës pop nuk ndalet me kaq, pasi ajo do të shoqërojë reperin Kayne West në turneun e ri që do nisë më 11 shtator, ndërsa shumë shpejt do nisë edhe një bashkëpunim me Michael Bolton.

Këtë lajm e ka konfirmuar vetë Bolton, i cili po përgatitet për të hedhur në treg albumin më të fundit “One World One Love”.

“Kishim përfunduar punën me diskun kur shtëpia diskografike më foli për një bashkëpunim me Lady GaGa. Nuk e kisha dëgjuar asnjëherë më parë, por me thanë se është një fanse imja dhe do t’i pëlqente shumë të shkruante një këngë për mua. Me kujton Madonen me shfaqjen e saj në skenë pasi mbi të gjitha ajo kujdeset shumë për marketingun”, shprehet Bolton.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here