Këngëtarja Lady Gaga ka reaguar pas komenteve të fundit lidhur me peshën e saj, ku thuhej se këngëtarja ka shtuar kilogramë.

Është folur shumë për peshën e saj që kur u pa me forma të mbushura gjatë një koncerti të ditëve të fundit, por këngëtarja u është kundërpërgjigjur kritikave duke publikuar fotografi vetëm me të brendshme e duke treguar formën e saj të mirë fizike.

Këngëtarja 26 vjeçare i postoi fotot në blogun e saj LittleMonsters.com, ditën e martë. Me një shënim nën to ajo tregonte se për vite me rradhë, që nga mosha 15 vjeçare, ka vuajtur nga sëmundje të çrregullimit të të ushqyerit si bulimia dhe anoreksia.

“Bulimi dhe anoreksi që kur kam qenë 15 vjeçare”, ka shënuar Gaga, duke shtuar se i dashuri i saj e pëlqen më të shëndoshë

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here