Lady Diana dhe dashuriaDhe ja ku mberrijne Valery Giscard d’Estaing, Lady Diana dhe dashuria. Princesha e zemrave dhe marredheniet e saj nuk harrohen asnjehere. 12 vjet nga vdekja e saj, ende flitet per jeten e trazuar qe pati, sidomos ne aspektin privat.

Ish-presidenti francez tregon ne romancen e tij te re, per nje lidhje ne gjysmen e dyte te viteve 80-te me nje princeshe teCardiff(kryeqytet i Galles, nga ku gruaja e trashegimtarit te fronit mori titullin) e cila tradhetohej vazhdimisht nga i shoqi.

Megjithate ne roman nuk permenden emra, ndaj pyetja lind menjehere: A mund te jete e vertete nje lidhje e tille?

Mes realitetit dhe fantazise.Libri ka si protagoniste nje president francez dhe nje trashegimtare froni, burri i se ciles preferon me shume dashnoren.

Jo rastesisht romanca titullohet “Presidenti dhe princesha”, prej nga ky lindin dyshimet e rastit.

Mandati i Valery Giscard d’Estaing perfundoi ne vitin 1981, pikerisht kur Charls e Diana u martuan. Por Giscard e ka takuar Dianen, si para dhe pas divorcit shume here.Simpatia mes te dyve nuk ka qene kurre sekrete, ashtu sikurse edhe admirimi ish-presidentit per princeshen.

Ne kete liber mund te dyshohet per gjithcka, edhe pse Giscard ka futur ne krijimin e tij plot iluzione dhe mistere.

Sido qe te jete, lista e marredhenieve te verteta apo te dyshuara te Lady Diana eshte e gjate.

Dhe me c’duket ajo zgjatet me kalimin e viteve. Miq, te dashur, maxhordome te cilet flasin here per here per te edhe pas vdekjes…dhe sipas te gjitha gjasave do te vijojne ende te flasin gjate per te.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here