Labinot Tahiri takohet me William Walker Këngëtari Labinot Tahiri është shprehur krenar që është takuar me William Walker.

“Thuhet se jeta ecën shpejtë! E shpejtë shumë. Kaluan 17 vite, kur ky njeri i bekuar, William Walker, shpëtoi një popull me zemrën e madhe dhe një popull i cili në shpirt ka humanizmin njerëzor duke pasur si model botëror Nënë Terezën”.

“Jam krenar që pata takimin miqësor dhe njëherit falënderues ndaj këtij njeriu, i cili shfaqi dhimbje për viktimat në Reçak dhe në gjithë Kosovën duke intervenuar në mbarë botën për t’i ndaluar masakrat serbe mbi popullatën civile shqiptare”.

Labinot Tahiri takohet me William Walker

“Shpreh mirënjohje nga zemra për simbolin shpëtimtar të shqiptarëve të Kosovës, William Walker.
Falënderim të veçantë edhe për mikun tim të vjetër, humanist në shpirt z. Behgjet Pacollin për takimin me William Walker. Me respekt, Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipërisë”, shkruan në postimin e Labit në Facebook.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here