Labinot Tahiri me parti poilitikeLabinot Tahiri nga skena muzikore së shpejti do ta shohim në skenën politike në vendin tonë.Artisti ferizajas për gazeten Blic ka thënë se do t’i bashkëngjitët politikës, duke krijuar një parti të tijën.

“ Përmes politikës, unë mund ta ndihmoj më shumë popullin tim, i cili ka halle të mëdha. Për këtë dua të qasem në politikë! Kurse, sa i përket asaj se në cilën parti do të shkoj, unë planet e mia i kam, që ta themeloj një iniciativë qytetare, ose një parti të re po qe se është e nevojshme për vendin, për të vazhduar ditët e jetës sime si politikan.

Nuk jam në asnjërën parti, ende në këto momente!”, ka thënë Tahiri, duke shtuar se nga muzika nuk do të shkëputet asnjëherë.

“Unë muzikën nuk do ta lë asnjëherë, ngase muzikën e kam të lindur. Por, nëse do e lë ndonjëherë, e lë për arsyet që unë ndjehem herë pas here i vrarë në shpirt, për njerëzit me të cilët jetojmë. Atëherë, do e lë për të vazhduar t’iu gjendem njerëzve në një mënyrë më të mirë, me qëllim që ta shpreh gatishmërinë, më shumë se sa për veten dhe karrierën time”.

Labi, i cili studion për shkencat politike, ka kohë që ka filluar aktivitete humanitare duke ndihmuar njerëzit në nevojë si dhe disa iniciativa për pastrimin e vendeve të mbuluara nga bërllogu.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here