Labinot Tahiri me mesazh prekës dedikuar Tetovës Labinot Tahiri nëpërmjet një mesazhi prekës i është drejtuar shqiptarëve që të ndihmojnë të prekurit e Tetovës nga përmbytjet.

Ai ditë më parë premtoi se do të grumbullojë 30 deri 50 mijë euro dhe do t’i destinoj për të prekurit nga vërshimet, transmeton Telegrafi.

“I lus të gjithë shokët qē janë biznesmen të shkëlqyer të më dalin në ndihmë, që mos tē dështojë në këtē aksion!”, kishte bërë apel ditë më parë, Tahiri.

Ndërkaq, së fundi përmes një videoja ka kërkuar ndihmë të gjithë njerëzve vullnet mirë që ta ndihmojnë qytetin e Tetovës dhe njerëzit që kanë mbetur pa ushqim dhe kulm mbi kokë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here