Labinot Tahiri letër pikëlluese për arrestimin e Ramush HaradinajtLabinot Tahiri e ka qajtë me lot arrestimin e Ramush Haradinajt sot në Lubjanë të Sllovenisë. Ai mikut të tij, siç e quan Haradinajn ia ka kushtuar një letër tejet pikëlluese e vajtuese.

Ai i ka bërë thirrje “të gjithë kombit që të qohet në këmbë”, derisa i ka akuzuar ata “që nuk qohen në këmbë për Ramushin, por rrijnë dhe shikojnë futboll”.

“Ah mjerë Kosova, e mjerë e ardhmja jonë”, janë fjalët tjera të Labit në letrën e publikuar në Facebook.

Lexojeni letrën e plotë të Labit:
Miku im, Hero i yni Ramush Haradinaj!
Jam tej mase i indinjuar nga ajo se çka pam ne populli Kosovës sot!
Urojë të jesh i lirë shumë shpejt!
I nderuar, Z Ramush Haradinaj!
Jo vetem për ty, por per të gjithë kreret politik dhe per të gjithë ata që ishin në Ushtrin e çmuar të Uçk, ose me kjart po e them per njerezit që kapen nga urdherat e pa drejta, duhet te zgjohemi i gjith Kombi në këmbë!
Shyqyr more Miku im, që të gjallë të kemi parë dhe e dim kontributin tend ndaaj atdheut!
Shyqyr Zotit që gjeneratat e reja kanë njohuri per shumë gjera te atdheut!
E shikove per Isa Boletinin se cfar u ffliste dikush i tha trathtar, e dikush ka dasht të shes ate këtë e lloj lloj fjalesh!
E i mjeri Baca Is se per kend eshte fliju!
Me vjen keq, që shumë jemi mos mirnjohes per njerzit tanë, ndersa per te huajt ne gjunjë rrim!
Njerzve tanë vetem gjerat negative ua mbajm në mend!!
Sot, ne vend se te qohet krejt Kosova ne kembë për arrestimin e pa drejt ndaj teje, shum nga ne rrim duke kqyr futboll!!! Ah mjere Kosova e mjere e ardhmja jonë!
Ne ta arrestojn nje serb te Kosovës shiko se cfar ndodh te ne!
Hero i yni! Te mbeshtes shpirterisht e moralisht!
Edhe Rusia te pat arrestu, por do jesh perher i pa mposhtur! Intriga ndaj shqiptareve jane bere shumë por gjithmon ne fund jemi fitues.
Me respekt Labinot Tahiri!
Ferizaj Kosovë e Shqipërisë!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here