Labinot Tahiri: Kam qenë terpijan i madh! Labinot Tahiri duket mjaft person modest në jetën private. Së fundi Labi ka kujtuar Abën Feride, një grua të moshuar nga e cila ka thënë se ka ngrënë shumë herë bukë. Në një foto me Feriden, Labi ka thënë në humor se ka qenë terpijan i madh.

“Kjo Loke është, Aba Feride! Nga kjo nënë, kam ngrënë shumë herë bukë!

Shikojeni këtë Fertere( Tigan) 10 veta hanim bukë, hanim edhe femijët e lagjes!Po TËRPIJAN i madh kam qenë haha?

Po si nuk përtonte kjo Aba Feride e Loqken ja hangsha me na i ndegju qefet tona!! kurr asnjëherë nuk na perzinte nga shtëpia e saj!!
Unë kam qenë i mirëpritur në të gjithë lagjen time si fëmijë dhe i ri kur isha! Tani i respektoj të gjithë femijet e lagjes dhe femijët e shokëve të mi!
Shume e lokja na ka berë buk! Mos i’u harroftë mundi i tyre” shkruan Labi në Facebook.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here