Labinot Tahiri ka një mesazh për ThaçinLabinot Tahiri ka reaguar pas deklaratave për dorëheqjen e ministrit të Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, pas mos pranimit të Kosovës në UNESCO.

Tahiri në një postim në “Facebook” ka pyetur se; A do të kërkohej dorëheqja e Thaçit po të ishte pranuar Kosova në organizatën ndërkombëtare.

“E pa drejtë është që i kam lexuar disa tituj duke kërkuar dorëheqjen e Z, Hashim Thaçit- ish Kryeministrit dhe tani Ministër i jashtëm i Shtetit tonë Kosova!

A keni harruarë se cili do Lider shtetërorë i yni, ose Ministër i Jashtëm shqiptarë atje në Francë nuk mund të lidhë koalicion me asnjë nga Shtetet te cilat e kundërshtuan pranimin e Kosovës në Unesco”, ka shkruar ai, transmeton zeri.info

Postimi i plotë:

A do të kërkohej dorëheqja e THAÇIT, po të ishte pranuar Kosova në UNESKO?

Po shkruaj për një temë ose për një të padrejtë që ne shumë shpejt harrojmë mundin që mundohet një njeri të bej mirë për Kosovën, ose vendet tona!

Pik se pari ju kërkoj nga personat e mi në k’të faqe që të kanë kujdes duke mos fyer askënd, e sidomos për njerëzit që ishin grupi diplomatik atje në Francë!

E pa drejtë është që sot, i kam lexuar disa tituj duke kërkuar dorëheqjen e Z, Hashim Thaçit- ish Kryeminstrit dhe tani Ministër i jashtëm i Shtetit tonë Kosova! A keni harruar se cili do Lider shtetrorë i yni, ose Ministër i Jashtëm shqiptarë atje në Francë nuk mund të lidhë koalicion me asnjë nga Shtetet te cilat e kundërshtuan pranimin e Kosovës në Unesco!

Unë mendoj, se nëse flitet për zhvillimet ne vend, mund te shkruhet e kerkohet cfardo qoftë sepse ketu mund te ndodhin koalicionet, por kurrë atje nuk mund te lidhë asnje nga politikanët tanë miqesi me ata qe na kundershtuan.

Tani, nuk mund te kerkohet dorheqeja për asnjerin nga pala Shqiptare, se nuk eshte e drejtë! Po të ishte pranuar Kosova në Unesco, a do ta kishit kërkuar dorëheqjen e Z. Hashim Thaçit, sigurisht se ne k’te rast asnjeri nuk e kishte kerkuar!

Prandaj, kujtohuni mire se me kend kemi të bëjë atje nê atë spektakël kunder nesh. Mos i’a humbni bile mundin. Të gjithë lobuat, por ishte aktiv në këtë garë Ministri I jashtëm, dhe normal i takon edhe mirënjohja! Këto fjalë do i thurja për të gjithë miqtë e mi Politikan që i kam, e ju e dini cilët i kam.

Nuk është e lehtë sikur të ishit në pozitën e Z. Thaçit, sot atje në Francë. Sot ose nesër mund te merremi vesh mes vete, por kurrë me kundërshtarët. Jam i bindur se me shumë se të gjithë Thaçi, do ta dëshironte Kosovën sot në Unesco, me thuani cili nga ne nuk do ta dëshironte një gjë të tillë!

Ndoshta mund të shkruaj shtrembët, por analizoj dhe mendojë drejtë dhe veprojë drejtë! Me respekt, Labinot Tahiri

Ferizaj, Kosove e Shiperise.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here