Labinot Tahiri do t’iu kthej bukë protestuesve në sheshLabinot Tahiri ka paralajmëruar se sot protestuesve që janë në tenda në sheshin e Prishtinës do të iu kthej bukë.Këngëtari ka thënë se këtë nuk do ta bëjë sepse përkrah opozitën, e as pozitën, por sepse të gjithë shqiptarët janë vëllezërit dhe motrat e tij.

“Do të u’a dhuroj 500 euro kush do që është aty i cili i pranon të paktën për darkën. Këtë e bëj sepse jeni vëllezër dhe motra të mia dhe shpreh ndjenjë respekti që duhet ta bëj dhe do ta bëj”, ka shkruar ndër të tjerash në llogarinë e Facebookut, Labi.

Ja postimi i plotë i këngëtarit Labinot Tahiri në Facebook:
Uroj që mediat të mos mi japin kahje të ndryshme këtij shkrimi…..!

Dikur nëpër pajtimin e gjaqeve dhe nëpër demonstrata…, më kujtohet mirë kur shpërndanin Bukë e Ujë aq sa kishim….! Ishim Shqiptarë dhe mbi të gjitha kërkonim të drejta për vendin tonë, pajtim në mes familjeve dhe një Kosovë të pavarur.!

Sot, pas këtyre viteve po ndodh diçka tjetër, dhe një gjë që nuk mund ti qëndroj pa folur ose pa shkruar..!
Në vendin tim-tonin nuk dua përçarje politike- e përçarje në mes të popullit tonë. Uroj që kjo mos të ndodh sepse boll jemi pik e pesë.!

Për me e përmbyll shpejt këtë shkrim, unë nesër shqiptarëve që janë në tenda në Sheshin e Prishtinës do të ju kthej Bukë nga Zemra…!
Do të u’a dhuroj 500 euro kush do që është aty i cili i pranon të paktën për darkën.

Këtë e bëj sepse jeni vëllezër dhe motra të mia dhe shpreh ndjenjë respekti që duhet ta bëj dhe do ta bëj.
Nëse sot jeni Opozitë, nesër mund të bëheni Pozitë!

Nëse edhe Pozita është nesër Opozitë,,, do e kisha bërë të njëjtën gjë.
Mendimet e mia Politike janë të tjera dhe janë të veçanta….!

Prandaj,, nesër unë dhuroj vetëm bukë dhe atë e bëj se ndoshta edhe unë kërkoj Bukë nga duart e juaja një ditë.!
Nëse kështu vazhdon situata në vend nuk do është e lehtë për askënd dhe për asnjërën palë.

Natën e mirë Zoti ju ndihmoftë të gjithëve!
Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipërisë.

https://www.facebook.com/LabinotTahiriOfficial/posts/993924814016236

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here