Labinot Tahiri bën apel për protestëKëngëtari i njohur kosovarë, Labinot Tahiri përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka bërë apel që nesër të shkojnë në Prizren dhe të protestojnë kundër arrestimit të ish – komandantit të UÇK-së, Xhemshit Krasniqit.

Më poshtë mund të lexoni postimin e tij të plotë:

Apel Shpërndaje!

I dashuri popull, sapo e pash që nesër në Prizren, është organizuar protestë kundër arrestimit tê ish komandant i UÇK-s Xhemshit Krasniqit, unë ju bej thirrje qytetarëve të Ferizajt dhe të gjithë atyre që duan ta mbështesin këtë protestë të organizuar nga shoqatat e dala nga luftat të shkojmë edhe ne atje nesër nga ora 10 e mëngjesit!

Nisja do të behet nga Ferizaj, ora 10:00 protesta fillon ne ora 12:00 një autobus e kam në dispozicion për ata miq dhe shokët e tij të luftës!

Për ata që ma mbrojtën token shqipe e shtëpinë time, do te jem i gatshem deri në Vdekje.

I lus shokët te mobilizohemi e te shkojmë ne Prizren!

I lus edhe të gjithë artistët e Kosovës që ta ngritin zërin sa i përket te padrejtave që behën në këtë vend!

Me respekt Labinot Tahiri Ferizaj Kosove e Shqipërisë!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here