Labinot Tahiri: Bashkohuni rreth tryezës për hir të fëmijëve dhe të ardhmes së venditKëngëtari i njohur, Labinot Tahiri, në një bisedë për emisionin e natës ‘Top Folk’ të Radio Dukagjinit pos që ka shpalosur të rejat në muzikë, ka folur edhe për zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës.

Labi i ka ftuar liderët politikë që, siç ka thënë, për hir të të ardhmes së fëmijëve të gjejnë një zgjidhje kompromisi pozita dhe opozita.
“Jam shqetësuar tej mase sikur edhe tërë Kosova, nga ajo që pamë në seancën e fundit.

Thirrja ime për liderët institucionalë e politikë është tryeza, për hir të fëmijëve tanë dhe të tyre, kompromisin ta gjejnë në tryezë të bisedimeve. Rinia jonë mos të dëmtohet”, ka deklaruar Labi për ‘Top Folk’ të Radio Dukagjinit.

Labinot Tahiri – Labi ka kohë që kishte paralajmëruar inkuadrimin e tij në politikë, por ende nuk e ka thënë se a do të themelojë subjekt politik apo do t’i bashkohet ndonjë partie politike.
Në këtë emision Labi ka treguar se dy këngë të reja po përgatitet t’i lansojë para festave të fundvitit, meqë inkuadrimi i tij fillimisht në jetën humanitare tash e sa kohë dhe përcjellja e zhvillimeve politike, po i marrin energji.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here