Labi: Na duhet vetëm një ''BOMB BËRTHAMORE'' t'ia hedhim vetes sonëKëngëtari i njohur kosovarë, Labinot Tahiri ndjehet mjaftë i shqetësuar lidhur me Gjykatën Speciale.

Ai ka thënë se ja si erdhi dita në vendin tonë. Gjithçka po dihet se si po ecin trenat në vendin tonë, e në çfarë binarësh janë vendosur. Ai ka thënë se për ngjarjen se si po ndodh në Kuvendin e Republikës së Kosovës, nuk ka asnjë koment. Labiti i vie keq për të gjitha këto debate, e për gjëra të imponuara në Kosovë.

Më poshtë mund të lexoni shkrimin e tij të plotë:

Ja se si na erdhi dita në vendin tonë!

Unë më shumë nuk do të shkruaj!

Gjithçka po dihet se si po ecin trenat në vendit tonë, e në çfarë binarësh janë të vendosur!

Sigurisht se Drejtuesi i trenit që quhet Parlamenti, nuk qenka i vetmi drejtues i vendit tonë!

Ne nuk jemi ata që vendosim se si duam të ecën treni jonë, por po na imponohen kahjet binareve ashtu siç ne nuk duam, e po ecën treni ashtu si duan disa që janë supozues të shumë gjerave ashtu çfarë pretendojnë për vendin tonë!

Për ngjarjen se si po ndodh në Kuvendin e Republikës së Kosovës, nuk kam asnjë koment! Më vjen keq për të gjitha këto debate, e për gjëra të imponuara në Kosovë!

Ne, sot, nuk kemi nevojë si popull ti shohim këto gjëra imponuese, por kemi nevojë të ndalohen ata vëllezër e motra për të mos emigruar në aq numër të madh siç e pamë ato ditët e muajit shkurt, por do ishte e mirë duke u’a bërë jetën më të lehtë duke u dhënë punësim dhe zhvillim te vendit!
Për këso imponimesh rreth zhvillimit të Kosovës janë të mirëseardhura!

Por për ato qe ndodhen në shkurt, për atë rast nuk u formua asnjë gjykatë të parandalohet ajo gjë më e dhimbshme e pas luftës!

Për ditët e sotme, më dhimbsen vetëm familjet e viktimave të luftës dhe me vjen keq vetëm për ato nëna e motra të dhunuara e fëmijë e pleq të masakruar!

Për ne qe shohim sot këto ngjarje e që rrimë duar kryq dhe këto zhvillime në vend tonë, na duhet ta kemi vetëm një ”BOMB BERTHAMORE” t’ia hedhim vetes sonë, sepse ne po bëhemi skllevër në vendin tonë!

Ne nuk u’a ditëm atyre që vdiqën për ne sot e u masakruan për ne, dhe sot pasoj e gjithë ndjenjave të popullatës qe po krijohen dita ditës duke e urryer vendin e tyre dhe duke mos e dashtë vendin e tyre është MALLKIMI I VIKTIMAVE TĒ LUFTES SË SHEJT TË KOSOVËS.

Vendi im! Nuk e ke Lirinë e sinqertë nga të gjithë miqët tanë, por e ke pak të bishtë!

Zoti e drejtoftë ketë vend, se ne kurrë me e drejtuar këtë vend!

Gjyshi me thoshte: Biro, do të vij koha që ne nuk do të mund ta mbajmë shtetin ne dorë, por do tē bëhen shumë PRONAR TĒ SHTETIT TËND!
Hapni sytë POPULL I DASHTUN!

E ardhmja e fëmijëve tanë, nuk është në duart e tyre!

Më vjen keq për këtë ndjenjë të veteranëve, aty para Parlamentit të Kosovës!

Me dhimbje për ngjarjet në vend, sinqerisht, Labinot Tahiri!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here