Labinot Tahiri i ka dhuruar një autoambulancë spitalit rajonal të Ferizajt, për të cilën ky institucion i shëndetësisë kishte shumë nevojë.

“Megjithëse spitali rajonal i Ferizajt është në shërbim të 250 mijë banorëve të kësaj ane, deri tash ka pasur në dispozicion vetëm dy autoambulanca të vjetra, dhe me këtë që na dhuroi Labi e kemi zbutur sado pak gjendjen.

Kjo është ndihma e dytë e tij për spitalin pasi që Labi ka dhuruar edhe me herët katër bombola me rregullator të oksigjenit të cilat janë të nevojshme për sallë të operacionit”, është shprehur Dr. Metushi për “Zëri”.

Ndërkaq këngëtari Labi tha se përkundër dëshirës që rastet emergjente të jenë sa më të rralla, ka dëshirë që brenda mundësive të ndihmojë spitalin e Ferizajt.

“Falë Zotit dhe mjekëve të spitalit të Ferizajt, babai im është ende në jetë pas atakut që pati në zemër para dy vjetësh”, ka thënë Labi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here