La Toya Jackson, motra e madhe e Michael Jackson, vazhdon të tregojë historitë e personit që ka qenë bashkëshorti i saj për shtatë vjet dhe që tashmë ka vdekur.

Përveç akuzave që i bën për trajtim të keq, sjellje të dhunshme dhe për tentativë vrasjeje, La Toya shton se Jack Gordon e ka detyruar të marrë pjesë në një orgji dhe të bëjë foto nudo për kopertinën e revistës ‘Playboy’, edhe pse ajo nuk donte.

Sikur të mos mjaftonte kjo, gjithmonë sipas motrës së Michael Jackson, Gordon e ofronte atë si një mall seksual tek miqtë e tij.

“Një herë Mike Tyson (ish-boksier) i tregoi prindërve të mi se Jack i kishte thënë se mund të bënte seks me mua në këmbim të 100 mijë dollarëve”, shkruan La Toya në autobiografinë e saj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here