Kylie Minogue në kërkim të romancësKylie Minogue është kaq e dëshpëruar për të gjetur një të dashur sa do të pranonte të dilte me një mashkull të shëndoshë, tullac apo edhe të thinjur.

Duke folur për gazetën britanike Dailystar, 46 – vjeçarja tha se është në kërkim të romancës dhe për këtë, këngëtarja është e gatshme që të ulë standardet e saj.

Ajo deklaroi se pavarësisht suksesit në aspektin profesional, sa i përket jetës sentimentale nuk ndihet e plotësuar.

Minogue ka patur lidhje me disa personazhe të famshëm, si rokeri Michael Hutchence, aktori francez, Olivier Martinez apo modelin Andres Velencoso.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here