Minogue i pëlqen t’i testojë të dashurit e saj për të parë se si ata reagojnë kur ajo largohet për në turne.

Këngëtarja australiane, e cila është në lidhje me modelin spanjoll Andres Velencoso që nga tetori i vitit 2008, ka kuptuar se lidhja e saj është e fuqishme për shkak të mënyrës se si spanjolli është në gjendur kur ajo ka qenë larg.

“Ka një test të madh që e bëj me të dashurit. Është kur unë jam në rrugë, pasi kështu është më së vështiri. Andres ka qenë rrotull gjatë kohës së turneut në Amerikën Veriore. Dhe nuk më është dashur të shqetësohem për të”, ka thënë Kylie.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here