Kylie Minogue është një adhuruese e femrave, pasi këngëtarja ka zbuluar se ajo ka qenë e joshur nga gjinia e njëjtë.

Krijuesja e hitit “Spinning Around” ka një publik të gjerë të komunitetit homoseksual dhe thotë se ajo ka shumë gjëra të përbashkëta me ta.

Kam qenë e joshur nga disa femra. Jam një ekspozuese seksuale dhe një pjesë e imja është flirt natyral”, ka thënë këngëtarja.

Por i dashuri i saj Andres Velencoso nuk ka nevojë të shqetësohet për fantazinë femërore të të dashurës së tij, pasi bukuroshja australiane thotë se kurrë nuk ka pasur lidhje me një femër.

“Edhe pse kam qenë e joshur nga femrat, kurrë nuk kam bërë asgjë me to”, ka thënë Minogue.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here