Kylie Minogue ekspozon të brendshmetBukuroshja 46 – vjeçare, Kylie Minogue përgjatë konferencës Sloggi ka ekspozuar aksidentalisht të brendshmet e saj.

Australianja e veshur me stilin e Sharon Stone ka rrëmbyer vemendjen e pjesëmarrësve, duke bërë që menjëherë të komentohet dhe nga tabliode të ndryshme.

Këngëtarja këtë periudhë kohore e ka patur të ngjeshur me udhëtime të shumta nëpër botë, duke marrë pjesë në turne promovuese për bamirësinë. Destinacionet e fundit të saj kanë qenë Brazili, Suedia dhe Gjermania.

Pavarësisht se është një ndër gratë më të bukura në botë dhe se është përfolur për lidhje të shumta, ajo kurrë nuk është martuar. Megjithatë pak kohë më parë ajo ka bërë me dije se është në kërkim të mashkullit ideal.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here