Kylie Minogue ka blerë apartament me vlerë 32 milion dollarë në Londër.

Krijuesja e hitit “All the Lovers” thuhet se ka shpenzuar një shumë të këtillë parash që të jetoj në këtë apartament me të dashurin e saj Andres Velenscoso.

Sipas gazetës “Daily Star”, apartamenti ka tri dhoma të fjetjes dhe gjendet në pjesën e zhvilluar të Anglisë “Hyde Park”. 

Aty ka edhe një pishinë 21 metër katror, kinema private, saunë, palestër dhe fusha sportive dhe një fushë simuluese e golfit.

Fqinjët e saj janë kryesisht baron të naftës, mbretër sauditë dhe yje të tjera.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here