Kylie Jenner e mohon që ka rritur gjoksinMotra e të famshmes Kim Kardashian, Kylie Jenner, ndonëse fytyrën e ka plot ndërhyrje kozmetike kirurgjike, e ka mohuar të ketë ndërhyrje në gjoksin e saj.

Përdoruesit e Twitter e kritikuan ashpër, duke e akuzuar për ndërhyrje, ngase në fotografitë e fundit që i ka postuar gjoksi i dukej më i fryrë se zakonisht.

19 vjeçarja ka thënë se figura e saj me një gjoks të formësuar, vjen për shkak të hormoneve.

“Është ajo kohë e muajit”, ka shkruar Kylie, duke iu referuar hormoneve të ciklit menstrual, që shkaktojnë fryrjen natyrale të gjoksit.

“Gjoksi im do të shfryhet shpejtë”, u ka thënë ajo fansave të saj që e kritikuan për operacion në gjinj. “Dhe ajo ditë, do të jetë një ditë plot mërzi”, ka përfunduar Kylie, transmeton Klan Kosova.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here