Kylie Jenner ka thënë se ajo ka mbushur buzët pasi është ndjerë e pasigurt.
19 vjeçareja ka rrëfyer për Complex se ajo ka qenë e brengosur se djemtë nuk duan ta puthin, pasi buzët e saj kanë qenë shumë të holla, përcjell Bota Sot.
“Ka qenë një pasiguri e imja për gjithë jetën”, ka thënë ajo për revistën.
Ajo tregon në intervistë se si një djalë në shkollë të mesme ka reaguar për buzët e saj: “Buzët e tua janë me të vërtetë të vogla, por ti je një puthëse shumë e mirë. Nuk kam menduar se mund të jesh një puthëse e mirë”.
Ishte aq e vrazhdë: “Prej atëherë i pashë djemtë të ndizen në buzët e mia. Mendova se askush nuk donte të më puthte”.
Thashethemet për fryerjen e buzëve ishin në vitin 2014, por në atë kohë ajo e mohoi.
Për revistën Complex Kylie ka realizuar dhe një set fotografik ku dukej tejet joshëse, duke zbuluar format seksi trupore, e veshur në pak rroba, ku duket se ia ka kaluar Kimit dhe gjitha motrave të saj.