Kylie dhe Travis janë në syrin e të gjithëve që pas lajmit të ndarjes së tyre.

Çdo veprim i tyre konfirmon ose jo dyshimet që fansat dhe media kanë mbi ta.

Por mesa duket ata ende janë në jetën e njëri-tjetrit për një motiv të fortë, e cila është vajza e tyre, Stormi.

Në publikimin e fundit të Kylie-t në ‘Snapchat’, publiku ka menduar se ajo është e shoqëruar nga ish-partneri i saj.

Në videon e postuar shihet Stormi duke kërcyer nën tingujt e këngës së Travis.

E!News ka raportuar se familja e ka kaluar të dielën së bashku në shtëpinë e Kylie-t në Calabasas.

Duket se ish-partnerët shkojnë shumë mirë bashkë dhe pas ndarjes.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here