Ky është stili i ri që propozon Victoria Beckham Me fuqinë e jashtëzakonshme dhe unike të veshjes, me pamjen e fundit, Victoria bind se mund të provojë çdo lloj trendi dhe ta bëjë unik.

Të gjithë ata që e duan ikonën e modës, edhe për stilin e saj unik bardhë e zi, nuk do të thotë që duhet të heqin dorë. Victoria Beckham, kështu duket edhe më e bukur.

Dalja e fundit e stilistes në Londër ka mahnitur me pamjen e saj. Ikona e modës guxon të jetë më pranverore duke sjellë një fustan me ngjyra, një remiks mes stilit të zyrës dhe pamjes elegante.

Sekreti: luaj me gjëra të thjeshta. Që nga ngjyrat e ndezuara, por jo të lodhshme për sytë, micro-print-et mund të jenë mjaft të përshtatshme për punën në zyrë, por edhe për një mbrëmje jashtë me mikeshat.

Ndërsa për aksesorët, Victoria ka të njëjtat principe; një çantë dore elegante, orën e artë Rolex dhe syzet e mëdha.

Nxito të kesh një pamje kaq elegante për pranverën – për punë dhe për për të dalë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here