Nuk është shumë classy, të marrësh kafen, çajin, apo smoothie-n me vete?! Kështu thuhet në manualet e stilit, por do ju vijë të qeshni me to kur të shihni filxhanin e personalizuar që ka marrë me vete Jennifer Lopez në xhirimet e filmit “Shades of Blue”.

Në formë mikrofoni, apo një trofeu, ai është i gjithi i mbuluar me gurë dhe mban nistoret JLo.Kështu është e sigurt që askush, askush nuk do e ngatërrojë filxhanin me të.Me sa duket Jennifer Lopez, i pëlqen gurët e shndritshëm edhe aty ku më pak i pret, siç i kemi parë në mikrofonin e saj.Por në këtë filxhan, vetëllastimi ka aritur me të vërtetë majat. /GazetaExpress/.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here