Ditë më parë u përfol shumë për një lidhje të mundshme mes dy artistëve të estradës.
E gjithë kjo pasi javë më parë u publikua një fotografi ku reperi i njohur Buta shfaqej përkrah këngëtares Edona Vatoci.
Megjithatë, një imazh i publikuar së fundmi në rrjetet sociale, lë të kuptohet se dy artistët e njohur janë në lidhje.
Është vetë Edona e cila në profilin e saj në instagram ka publikuar orë më parë një fotografi ku shihet në një dhomë së bashku me Butën.
Edona në këtë fotografi kishe lënë mbishkrim një emoji zemër.
I menjëhershëm ishte edhe Buta i cili gjithashtu në koment i ka lënë Edonës një zemër dhe disa emoji tjerë.
Buta e Edona kanë marrë urime të shumta./GazetaExpress/