Duket se lidhja mes Ashton Kutcher dhe Mila Kunis nuk mund të mbahet fshehtë më, pasiqë ajo po arrinë në nivele më të larta.

Çifti i ri janë kapur duke shkëmbyer puthje derisa Kunis ka marrë pjesë në një party të organizuar për nder të rolit të ri të Kutcher, atë të Steve Jobs.

Derisa mysafirët kanë arritur në vendin ku është mbajtur party, Ashton dhe Mila kanë pasur sytë në njëri tjetrin.

Luajtën me fytyrat e njëri tjetrin dhe u kapën duke u puthur.

Ata kanë mohuar lidhjen e tyre disa herë, ose të paktën nuk e kanë pranuar se janë në një lidhje, megjithëkëtë pas fotografive të publikuara ku ata shihen duke u puthur, duket se këtë fakt nuk mund ta mohojnë më. Ata janë çifti më i ri në Hollywood.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here