Ka zëvendësuar Charlie Sheen si ylli i serialit ‘Two And a Half Man’ dhe gjithashtu si aktori i televizionit më i paguar në botë.

Ashton Kutcher zë vendin e parë në listën e revistës ‘Forbes’ me 18 milionë euro fitime nga maji i 2011-s deri këtë vit.

Sipas ‘Forbes’, vendi i dytë i takon Hugh Laurie (Dr. House) dhe Ray Romano-s (Everybody Loves Raymond) me 14 milionë euro. Pas tyre aktori Alec Baldwin (30 Rock) dhe Mark Harmon (Navy) me 13 milionë euro.

Tim Allen (Last Man Standing), Jon Cryer (Two And a Half Man) dhe Patrick Dempsey plotësojnë këtë renditje pasanikësh.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here