Kushtrim Sheremetin: Televizioni, forma ‘e vetme’ e mbijetesës Si po ju ecën puna në serialin “Spitaliks”, a do të vazhdoni edhe me sezonet tjera?Kushtrim Sheremeti: Tani kemi filluar vazhdimin e sezonit më të ri, d.t.th sezoni 2009-2010, pas një pauze të shkurtër që e kemi pasur. Deri më tash janë transmetuar 3 epizoda, dhe më duket që publikut po i pëlqen.

Përndryshe puna po shkon shumë mirë. Është një staf shumë i mirë i aktorëve.

Me disa prej tyre kam punuar edhe më herët në serialin “Tre Gjermant e trash” i cili ka qenë një serial shumë i shikuar dhe shumë i dashur për publikun, dhe ndoshta ende mbetet një prej punëve të mija më të dashura që i kamë punuar për një kohë shumë të gjatë.

Përveç këtij seriali, a jeni duke punuar në ndonjë projekt tjetër, apo po planifikoni diçka të re?

Kushtrim Sheremeti: Këtë vit kam qenë shumë i angazhuar. Fatkeqësisht nuk po kam shumë kohë të mirrem me teatër. Po këtë vit kam punuar në tre filma, një të metrazhit të shkurtër, një të mesëm dhe një të metrazhit të gjatë. Filmi i parë ka qenë “Darka”, me regji dhe skenar të Blerta Bashollit, filmi tjetër ka qenë i metrazhit të mesëm ku e kanë punuar Dren Zherga dhe Zogu, dy miqtë e mijë shumë të mirë. Ndërsa projekti më i madh që e kam bërë në karrierën time ka qenë filmi “Dosja K” të cilin e kemi gjiruar në Belgjikë, dhe premiera e këtij filmi është më datën 3 dhjetor, dhe prej datës 9 dhjetor filmi fillon të shfaqet në të gjitha kinematë evropiane.

A i lejohet një artisti të ketë preferenca politike?

Kushtrim Sheremeti: Mendoj se kjo është shumë relative. Për faktin që shoqëria jonë dhe gjenerata ime jemi një shoqëri e politizuar, jemi rritë dhe jemi formuar në një jetë shumë të politizuar, është një arsye shumë e madhe që të mund të këmi preferenca politike. Problemi është tjetër. Unë mendoj që jo vetëm artistët por as një njeri në Kosovë nuk mund të ketë preferenca politike për shkak të mungesës së njerëzve që merren me politikë. Personalisht jam shumë i hapur, nuk kam ndonjë preferencë politike, por kur dal në zgjedhje natyrisht që votoj për një kandidat të cilit i besoj personalisht edhe pse ata janë shumë të paktë. Ndërsa në anën tjetër nuk kam preferencë politike, nuk kam pasur kurrë përkrahje politike dhe nuk kamë pasur kurrë krah politik, apo që i kam takuar ndonjë krahu politik.

“Bota Sot”: A ju pëlqen më shumë të aktroni në teatër apo film?

Kushtrim Sheremeti: Është interesante që unë ndihem mirë edhe në teatër edhe në film, edhe në televizion ndihem njësoj. Është zanati im për të cilin e kam kryer edhe shkollën, dhe ka disa vjet që e ushtroj këtë zanat. Mendoj se secila i ka specifikat e veta, dhe tek secila ndihem mirë. Teatri e ka bukurinë e vet për shkak që është i drejtpërdrejt, dhe në anën tjetër ndihem mirë edhe në film edhe në televizion. Në këtë të fundit tanimë kam një përvojë bukur të gjatë, dhe vërtetë nuk di ta veçoj ndonjërën.

Me cilin aktor do të dëshironit të luani?

Kushtrim Sheremeti: Unë kam shumë aktorë të preferuar dhe e kam shumë të vështirë ti përmendi të gjithë. Por kisha pasur shumë dëshirë të bashkëpunoja me dy aktorë të gjeneratave të ndryshme, me Dastin Hotman dhe Eduard Norton.

A mund të jetohet nga arti në Kosovë, a është sakrificë të jesh aktor?

Kushtrim Sheremeti: Personalisht jetoj prej këtij zanati, sepse nuk kam ndonjë profesion tjetër. Ndoshta do të mund të jetoja edhe prej ndonjë profesioni tjetër, por problemi është që kjo është puna që unë di ta bëj më së miri. Në përgjithësi është shumë vështirë të jetohet nga arti, jo vetëm në Kosovë por në të gjithë botën. Të jesh aktorë nuk ke ndonjë stimulim. Nëse pret vetëm për të punuar në film, atëherë do të vdesësh urie, për shkak se brenda vitit nuk do të ketë më shumë së dy projekte filmike. Ndërsa teatri është shumë treg i vogël në Kosovë. Rrogat janë shumë të vogla. Për momentin forma më e mirë e mbijetesës është televizioni, por mund të ndihmoj dhe filmi e teatri.

Dihet se angazhimi në serialin e ri “Spitaliks”, kërkon një angazhim të vazhdueshëm. A keni kohë të lirë dhe ku e kaloni?

Kushtrim Sheremeti: Kohë të lirë në Kosovë është shumë lehtë të kesh, sepse ka shumë pak punë. Unë punojë në serial, e që është një punë e përditshme që e bëjë. Vetëm një ditë e kam të lirë gjatë javës, por kryesisht pasditën e kam më të zënë, ndërsa paraditen e kamë më të lirë. Kohën e lirë e kaloj me miqtë e mi të komunitetit artistik me të cilët takohemi çdo ditë. Ne përpos që jemi kolegë e kemi edhe një shoqëri të shëndoshë.

Çka mund të na flisni rreth jetës suaj private?

Kushtrim Sheremeti: Jam i martuar me Sarandën e cila është avokate. Kemi një vajzë e cila quhet Dëbora dhe është tre vjeçare. Ka 11 vjet që jetoj në Prishtinë, përndryshe kam lindur në Pejë. Mundohem të jem njeri i sinqertë dhe korrekt me të gjithë.

Cilat janë ambiciet tuaja për të ardhmen, dhe a mendoni se jeni në rrugën e duhur që të arrini ambiciet që ju i keni konsideruar jetësore?

Kushtrim Sheremeti: Jam duke e ndjekur rrugën time. Se a është rrugë e drejtë apo jo atë do ta kuptoj pak para vdekjes, sepse besoj se atëherë është momenti i duhur kur njeriu ta kuptojë se çfarë ishte rruga që kishte nisur. Shpresoj që këtë rrugë që e kam zgjedhur është rruga e duhur. Deri tani më ka pri fati mirë. Edhe pse kam pasur angazhime të mjaftueshme në Kosovë këtë vit kam filluar edhe një bashkëpunim ndërkombëtarë kryesisht në Evropë. Jam në kontakt me disa projekte jashtë Kosovës që nuk janë definitive. /Bota Sot/

1 Koment

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here