Kushtrim Hoxha në serialin amerikan “Elementary”Aktori kosovar Kushtrim Hoxha do të prezantohet edhe në serialin “Elementary”, përkatësisht në episodin e 19-të.

Për këtë rol ka njoftuar vetë Kushtrim Hoxha, i cili nëpërmjet rrjetit social Facebook ka njoftuar se të gjithë ata që duan ta shohin mund ta përcjellin më 10 prill në kanalin televiziv CBS.

“Kam pas kënaqësinë të realizoj disa skena me aktorët e mrekullueshëm Lucy Liu dhe Johnny Lee Milerr”, ka thënë Hoxha.

Ndryshe aktori ka disa vite që është zhvendosur në SHBA.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here